Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 19:27

Nga lidhja e prezantueses seksi, Einxhel Shkira dhe futbollistit të Kombëtares, Bekim Balaj duket se nuk ka mbetur asgjë.

Bukuroshja shqiptare ka folur për marrëdhëniet me futbollistin e njohur duke mos treguar asnjë pikë interesi për të kaluarën më të, transmeton Telegrafi.

“Nuk kam asgjë për të rrëfyer. Po patët ju ndonjë gjë rreth kësaj historie ma tregoni edhe mua”, është shprehur me ironi 25 vjeçarja.

Moderatoret duket se janë të preferuarat e futbollistit shkodran, i cili kohëve të fundit u përfol për një lidhje edhe me Viola Spiron.