Lajme Shqip Friday, 12 April 2013 15:14

Presidentja e Malawit, Joyce Banda, është e “zemëruar” me reagimin e këngëtares Madonna kundrej saj.

Raportohet se komunikata në të cilën Madonna është akuzuar rënd nga Presidentja,nuk ka marrë aprovimin e saj dhe se Banda nuk ka ditur asgjë për publikimin e kësaj deklarate nga zyra e saj.

Deklarata e Presidencës, akuzonte Madonnën se nuk ka bërë aq shumë në misionin e saj humanitar në këtë vend ndërkohë që Madonna një ditë më parë ka reaguar duke i quajtur gënjeshtra të gjitha kritikat në adresë të saj.