Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 14:44

Aktorja amerikane me prejardhje izraelite, Natalie Portman mendon se populli hebre nuk do të duhej të përqendrohej kaq shumë në Holokaustin kur në botë po ndodhin edhe krime të tjera.

Aktorja Natalie Portman, beson se komuniteti hebre duhet të përqendrohet më shumë rreth vendit të vet në tragjedinë e Holokaustit krahasuar me krimet tjera që po ndodhin në botë, transmeton koha.net.

Aktorja së fundi ka luajtur në filmin ‘A Tale of Love and Darkness’ adaptim ky i romanit të shkrimtarit izraelit, Amos Oz në kujtimet rreth viteve të para të krijimit të shtetit të Izraelit.

Portman ka thënë se hebrenjtë duhet të pyesin vetën se sa shumë mësojnë për Holokaustin dhe anashkalojnë gjërat tjera.

“E që natyrisht është pyetje e rëndësishme për ta mbajtur mend dhe respektuar por jo mbi çështjet aktuale” komentoi Portman.

Ylli i filmit Black Swan, e cila u lind në Jerusalem dhe u zhvendos në SHBa kur kishte 3 vjet, zbuloi se ishte e tronditur kur vizitoi një muze në Ruanda, dhe kuptoi se gjenocidi atje po ndodhte derisa ajo ishte nxënëse, e kurrë s’kishte mësuar asgjë për këtë.

“Derisa ndodhte gjenocidi unë isha në shkollë. Ne mësonim për holokaustin por asnjëherë nuk u përmenden gjërat që ndodhin në Runda për shembull” shpjegoi ajo.

“mendoj se edhe këto gjëra duhet të mësohen, të dimë çfarë ndodhi edhe përtej Holokaustit” përfundoi aktorja.

Sipas aktores bota duhet ta dijë se urrejtja ekzistoi gjithmonë, dhe duhet mësuar që duhet pasur simpati edhe për të tjerët.