Lajme Shqip Monday, 27 June 2011 10:25

Të jesh personazh vip, është shumë e vështirë të kesh një jetë përsonale të patrazuar nga mediat.

Shqetësimi i radhës ka qenë për këngëtaren Pink, e cila është bërë nënë dhe paparacët e ndjekin hap pas hapi. Pasi doli në kopertinën e revistës ‘People’ me bashkëreshortin e saj, Carey Hart dhe vajzën e saj Willow, gojët e këqia nuk e kanë kursyer për ta akuzuar, që ajo, si shumë të tjerë më parë, ka paguar për ta nxjerrë vajzën e saj në kopertinë të revistës.

Dhe me të drejtë, Pink ka postuar në faqen e saj zyrtare një përgjigje për të gjithë ata që kishin nevojë për ‘sqarim’: “Për t’i dhënë një zgjidhe çështjes, për të cilën ndjekja e paparacëve në shpresën për të siguruar foton e parë ekskluzive të vajzës, po cënonte sigurinë tonë, ne menduam që do të binin të gjithë rehat pasi të publikohej njëherë e mirë fotoja e saj. Kjo gjë për asnjë arsye personale dhe jo për qëllime fitmiprurëse; përkundrazi, të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga shitja e kësaj reviste do të shkojnë për fondacionet që janë në ndihmë të fëmijëve.”

Dhe me këtë urojmë që Pink të jetë rehat, të paktën deri sa vajza e saj të festojë ditëlidjen e parë. (LajmeShqip.com)