Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 13:32

Me sa duket Pinkut po i afrohet data dhe kёtё e tregon barku i saj supergjigand!

Kёto ditё kёngёtarja ёshtё fotografuar pёrgjatё Malibusё nё shoqёrinё e disa miqve dhe burrit tё saj Carey Hart. Ky do tё jetё fёmija i parё pёr çiftin qё nё 5 vite martesё patёn njё ndarje tё shkurtёr nё 2008 pёr t’u rilidhur sёrish bashkё. Kur ka dashuri gjithmonё gjehet rruga…

Nё pritje tё fёmijёs sё tyre tё parё, Pink ka blerё njё fole tё re pёr familjen e saj qё do tё rritet nё numёr. Bёhet fjalё pёr njё vilё tё cilёn e ka blerё pёr 12 milion dollarё.

Gjininё e fёmijёs ato nuk kanё patur dёshirё ta zbulojnё, por Pink thotё se ёshtё e sigurtё qё do tё jetё vajzё, sё cilёs ja ka gjetur edhe emrin.

“Do ta quaj Jameson. Babai im quhet James dhe vёllai Jason. Kёshtu qё mё ka pёlqyer t’i bashkoj kёto emra dhe vёrtetё qё mё pёlqen tingulli nga kёto dy bashkime!” – ka thёnё ajo.

Mё lart kemi sjellё pёr ju disa fotografi tё fundit tё Pink.

Mbase herёs tjetёr qё do ju shkruajmё pёr tё, do ju njoftojmё lindjen…