Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 13:29

Dje ju thamё se mbase shumё shpejtё do ‘tju njoftonim pёr lindjen e vajzёs sё Pink, por nuk e kishim fjalёn pёr kaq shpejtё!!! Sigurisht qё disa gjёra janё punёt e Zotit dhe nuk mund t’i parashikojmё.

Pikёrisht mbrёmё, tё enjten nё ora 20:30 ajo ka lindur vajzёn e saj pёr tё cilёn nuk ka vonuar aspak qё tё njoftojё miqtё dhe fansat e saj nё Tweeter:

“Ne jemi shumё tё lumtur t’ju njoftojmё  ardhjen e vogёlushes sonё tё vogёl dhe tё shёndetshme Willow Hart. Ajo ёshtё magjepёse njёsoj si babai i vet.”

Pink mёsohet se nuk ka bёrё njё lindje natyrale por me ndёrhyrje çezariane (kirurgjikale).

Ky ёshtё fёmija i parё pёr yllin e muzikёs pop, 31 vjeçaren, e cila ёshtё martuar me motoçiklistin Carey Hart, 36 vjeçar.

Pink, emri i vёrtetё i sё cilёs ёshtё Alecia Moore, ka patur njё shtatzёni aktive pasi ёshtё parё shumё tё lёvizё fundjavave, sidomos nё Malibu. Ajo nuk ka patur problem tё fotografohet nga gazetarёt, madje ka marrё pjesё edhe nё American Music Awards nё dhjetor.

Vetёm pёr njё gjё Pink na habiti. Na kishte thёnё se kishte vendosur ta quante vajzёn e saj Jameson dhe tani paska ndёrruar mёndje?… Ndёrsa parashikimi i saj se fёmija do tё ishte vajza ka dalё i vёrtetё.

I urojmё mbarёsi prindёrve tё rinj nё detyrёn e tyre!