Lajme Shqip Tuesday, 05 June 2012 12:45

E shtruar prej disa ditësh në spital për t’u kuruar nga stomaku dhe ulçera, këngëtarja Pink ka kërkuar që të dalë nga spitali për t’iu bashkëngjitur festës së ditëlindjes së parë të vajzës së saj Willow.

32 vjeçarja, këngëtare dhe njëkohësisht kompozitore i është bashkuar familjes së saj për të festuar bashkë me ta 1 vjetorin e vogëlushes së tyre.

Ka qenë vetë Pink që ka postuar dy fotografi të mrekullueshme në Twitter për 8.8 milionë ndjekësit e saj. Në fotografi dallohej torta e ditëlindjes me tre kate dhe e pikturuar me breshka e figura, që padyshim vogëlushes Willow i kishin pëlqyer shumë.

“I uroj gëzuar ditëlindjen ëngjëllit tim, ekzistencës time dhe bekimit tim më të madh që mbush 1 vjec”, ka shkruar Pink në Twitter. Më pas ajo ka falënderuar të gjithë fansat për urimet që i kanë shkruar për ditëlindjen e vajzës së saj.