Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 17:20

Washington – Këngëtarja Pink ndihet shumë e lumtur me vogëlushen e saj Willow dhe është shprehur se dëshiron ta shtojë familjen me më shumë fëmijë.

“Willow është fëmija im i parë dhe më ka bërë shumë të lumtur. Por në të ardhmen dua të kem shumë fëmijë, dua një skuadër të tërë basketbolli”, ka thënë këngëtarja.

Më pas, Pink theksoi se vogëlushes i pëlqejnë disa këngë të lehta të krijimtarisë së saj.

“Willow pëlqen këngët e mia të lehta dhe me to e zë gjumi, por fansat duhet të qëndrojnë të qetë. Albumi im i ardhshëm nuk do të jetë me ninulla. Nuk do të “ëmbëlsohem” vetëm për faktin se jam bërë nënë”, ka thënë ajo.