|
|
e Martë, 03 Korrik 2012 11:25 Ngrohja globale e për pasojë rritja e temperaturave janë kthyer në një problematikë që duhet trajtuar sidomos gjatë muajve të verës. CNN pyeti një pronar të një firme ndërtimi të çative se si ja bëjnë kur moti të zhurit.
Ray Byrne jep këshilla se si dhe të sillemi kur jemi duke punuar jashtë e në temperatura ekstreme.
Byrne i cili ka punuar në biznesin e çative për gati 25 vjet tha se temperatura mesatare në Glendale gjatë verës është mbi 40 gradë.
Sipas tij në këto temperatura humbet produktiviteti. Kompania mban takime mujore të sigurisë kundër goditjes nga i nxehti dhe lodhja që të kujtojë personelin e saj. Këtu janë disa strategji që Byrne dhe punonjësit e tij aplikojnë që të qëndrojnë të freskët.
1. Hidratimi është çelësi
Hidratimi në intervale të shpeshta është kritik, jo duke pritur sa të jeni në etje maksimale. “Nëse mendoni se keni nevojë për një pije duhet ta merrni menjëherë. Nëse se bëni do të lodheni nga ngrohja,” tha Byrne.
2. Pini ujë të freskët, jo të ftohtë
Ky dallim bën të gjithë ndryshimin. Byrne përshkruan ndjesinë e kullimit nga uji shumë i ftohtë dhe truri sforcohet.
3. Filloni herët
Nëse punoni jashtë bëni çdo përpjekje të filloni pa dalë dielli ose të paktën përpara se të arrijë kulmin e tij. Kompania e tij e fillon punën në 5 të mëngjesit dhe përpiqen ta mbyllin në 1 pasdite.
4. Qëndroni i lagur
Nëse ai vëren se dikush e ka ndaluar djersitjen, Byrne tha se është një shenjë e parë e lodhjes nga ngrohja. “Ai ka nevojë të ulet në hije të pijë një gllënjkë ujë, dhe vetëm pasi ta ketë marrë veten i rikthehet punës,” tha Byrne.
5. Vishuni me strategji
Edhe pse punonjësit e çative vishen me të gjata ngjyrat janë për të pasqyruar diellin. Edhe ngjyra e këpucëve tuaja është e rëndësishme, vishni këpucë të çelta në vend të errëtave.
