Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 11:47

Gazetari dhe opinionisti Olti Curri është njëri nga tekstshkruesit më të kërkuar të momentit nga këngëtarët shqiptarë.

Shpat Kasapi, Albërie Hadërgjonaj, Arinda Gjoni, Xhesika Polo dhe Juliana Pasha kanë zgjedhur që në këtë edicion të festivalit “Kënga Magjike” të prezantohen me tekste të shkruara nga Olti.

I pyetur nga Telegrafi se cilën nga këngët e ka më përzemër dhe nga cila pret më shumë, Curri tha se nuk mund t’i ndajë pasi secila ka veçantinë e saj dhe është punuar me përkushtim.

“Të gjitha i kam shkruar me dashuri. Dy janë këngë dashurie, balada, ndërsa të tjera tema shoqërore. Qëllimi im është që edhe pas dhjetë vitesh kur dëgjoj këto tekste të ndihem krenar me to dhe jo të më duken bajate”.

Ndërsa sa i përket debatit të ditëve të fundit se kënga përfaqësuese e Shqipërisë për “Eurosong” të zgjidhet nga “Kënga Magjike” e jo më nga Festivali i RTSH-së, Olti ka një tjetër propozim.

“Për mendimin tim kënga në Eurovizion duhet të zgjidhet nga klikimet, psh kënga “Të ka lali shpirt” do të ishte përfekte se ajo është Shqipëria”.

Olti Curri është ndër gazetarët dhe opinionistët më të komentuar për opinionet e tij të drejtëpërdrejta drejtuar të famshmëve shqiptar.