Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 18:28

Janë të rinj, por kanë fituar miliona dollarë. Revista për të rinj “M Magazine” ka bërë një klasifikim të këngëtarëve adoleshentё më të pasur në botë.

Miley Cyrus ёshtё ajo qё kryeson me 120 milion dollarё. Ajo e ka filluar karrierёn e saj qё nё moshёn 9 – vjeçare dhe mbas 10 vitesh ajo renditet mё e pasura ndёr adoleshentёt nё botё.

Justin Bieber renditet me 65.5 milion dollarё. Kёngёtari 17-vjeçar nga Kanadaja arriti tё shiste 700 mijё kopje tё albumit tё tij brёnda 3 javёsh.

Nick Jonas renditet me 18 milion dollarё. Ai ёshtё 18-vjeç dhe karrierёn si kёngёtar e nisi me vёllezёrit e tij pёr tё dalё mё pas solo.

Selena Gomez renditet me 4 milion dollarё. Ajo ёshtё 18-vjeçe dhe ka filluar karrierёn e saj si kёngёtare duke performuar pёr kanalin Disney Channel. Ajo ёshtё edhe pronare e njё kompanie produksioni.

Demi Lovato renditet e fundit ndёr kёngёtarёt me 3 milion dollarё. Edhe ajo bashkё me Selenёn e ka nisur karrierёn nё Disney Channel, pikёrisht me “Barney & Friends”.