Lajme Shqip Thursday, 12 June 2014 16:00

Pas skandaleve të shumta të këngëtari 20-vjeçar Justin Bieber duket se edhe vetë njerëzit e famshëm nuk e durojnë dot.

Kjo ka ndodhur së fundmi me aktorin e famshëm Leonardo DiCaprio i cili ka refuzuar të bëjë një fotografi me këngëtarin Bieber.

Sipas Star Magazine të pranishëm në një festë të përbashkët, Bieber ka tentuar t’i afrohet aktorit për të bërë një fotogtrafi sëbashku, por ky i fundit ka refuzuar.

Mediat thonë se Dicapiro nuk ka pranuar vetëm për faktin se Justin Bieber nuk është i preferuari i tij dhe kohët e fundit është sjellë si një djali vërtet i keq. Ky fakt e bën këtë DiCaprio-n të mos i qëndrojë atij afër dhe të shmangë çdo situatë me të.