Lajme Shqip Tuesday, 23 April 2013 10:21

Kanye West ka takuar reperin Jay-Z ku edhe kanë shkëmbyer një përqafim pas shumë kohësh. Takimi ka ndodhur në New York të hënën mbrëma, derisa Kanye është kthyer nga Parisi për të takuar të dashurën e tij shtatëzënë, Kim Kardashian.

Megjithatë takimi mes tyre ka zgjatur pak pasiqë Kanyes i është dashur të kthehet sërish.

Mediat rozë kanë raportuar më shumë për takimin Kanye-JAY-Z, marrë parasysh “xhelozinë” që kishte lindur nga Kanye për shkak të afërsisë së reperit Jay-Z me këngëtarin Justin Timberlake.