Lajme Shqip Thursday, 27 June 2013 19:15

Reagimet e personazheve publike pas dorëheqjes së Berishës nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike. BË ka përmbledhur këto reagime mjaft interesante, të cilat karakterizohen me respekt të madh për kryeministrin në detyrë. Madje disa e quajnë “Superman” Berishën.

 

Elton Deda 
Fjalimi i Berishës, sa emocionues aq edhe i vërtetë. Unë i kam dhënë dhe do t’i jap suport Edi Ramës, por tani do doja një reformim të madh të PD-së. Vetëm me një opozitë të fortë dhe të ndershme, Edi Rama do punojë më mirë për Rilindjen e tij. Jetë të lumtur Doktor! Ti sigurisht ke meritat që ishe shpresa jonë e parë për moskthimin e komunistëve.

Ardit Gjebrea 
Edhe pse me pushime, po e ndjek rrjedhën politike si një qytetar i interesuar për të ardhmen e vendit. Çdo fillim e ka një fund; kjo, për ne, për politikën, për jetën… Berisha mori përsipër përgjegjësinë për humbjen e PD-së. Një gjest i cili hodhi poshtë paragjykimet ndaj një lideri historik. Sot të gjithë bëhen me fituesin, edhe një pjesë që nuk i kanë votuar, nxitojnë të thonë që ia dhanë votën të majtëve. Zoti e di! Por, të paktën sot, të mos fyejmë nëpër statuse një lider që një mazhorancë dikur e votonte dhe i besonte. Respekt për të dhe për të gjithë që e votonin. Le të përshëndesim një gjest që tregon qytetari dhe përgjegjësi. Sfida fillon tani, duhet të tregojmë se vërtet jemi të denjë për të qenë pjesë e familjes europiane. 

Ermal Mamaqi 
Sali Berisha superman! Për çdo gjë ke bërë mirënjohje, respekt, nderim…. 

Klevis Bega – Kastro Zizo 
Pa diskutim që je në histori Z.Berisha. Burrnia me fisnikërinë të mbuluan qenien sot. Sa keq që nuk ke qenë i mbuluar këto vite! 

Çiljeta Xhilaga 
Kisha kohë që nuk derdhja lot…Më ka prekur shumë doktori. 

Rigels Rajku 
Mr.Sali Berisha e mbylli si burrat… Malësor i vërtetë. Momente emocionuese. 

Aldon Lipe 
Populli shqiptar i ka merituar udhëheqësit që ka zgjedhur. Por ky popull shpeshherë edhe nuk meriton ndonjë prej tyre. 

Inida Gjata – Zhaku 
Vallahi do na mungosh o doktor! 

Bleona Qereti 
Je i madh Sali Berisha! 

Eni Koçi 
Sali Berisha, ke qenë, je dhe do të mbetesh krenaria dhe nderi i gjithë shqiptarëve. 

Afërdita Dreshaj 
I madhi mbetet i madh tërë jetën… Ne do të të kujtojmë, sepse bëre realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve, bashkove Shqipërinë me Kosovën. 

Rosela Gjylbegu 
Respekt dhe mirënjohje… 

Floriana Garo 
Bravo doktor për një dorëheqje dinjitoze dhe shumë prekëse! 

Julian Deda 
Nga statuset e ndryshme në “Facebook”, po vë re që pas dorëheqjes së z. Berisha, (të cilën ai e citoi në një super fjalim) të gjithë e duan Doktorin. Aq shumë duan dhe respektojnë veprën e tij, saqë mendoj se po të kishte dhënë dorëheqjen para votimit, nga gjithë kjo dashuri e publikut, edhe mund t’i kishte fituar zgjedhjet! Nejse, doktori sot mori përgjegjësitë dhe u largua si burrë shteti. Faleminderit Doktor! 

Arkimed Lushaj 
Ti do mbetesh njeri i madh për ne, gjithmonë brez pas brezi do përmendesh në gjakun tim. Derisa të rrosh do të përulem para teje, para emrit tënd. Betohem që ky popull do t’ju kërkojë prapë, por do jetë vonë për ata që të shitën për një copë bukë. Ti je i ndershëm, 
je unik. Me lot në sy të përqafoj Prof. Dr. Sali Berisha.