Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 19:23

Lady Gaga e ka festën e Halloween gjatë gjithë vitit, kur është fjala për kostume.

Lady Gaga është rikthyer me një veshje të çuditshme në daljen e saj të radhës, disa ditë pas Halloween.

Siç edhe jemi mësuar me të, ajo është paraqitur me një veshje bardhë e zi, sako dhe pantallona ndërsa edhe syzet i ka kombinuar me veshjen, transmeton lajmi.net.

Gaga ka vënë syze ku një anë ishte e errët ndërsa tjetra e tejdukshme ndërsa flokët i ka mbuluar me një mbështjellës të zi.