Lajme Shqip Sunday, 20 September 2015 08:43

Anita Haradinaj, ka vendosur të shpalos pjesë nga jeta e përbashkët me Ramushin, që nuk janë të njohura deri tash.

 E sinqertë, origjinale dhe pa komplekse, bashkëshortja e kreut të AAK-së tregon për Magazina.al, pse Ramushi e bënë nervoz dhe pse nuk e imagjinon jetën pa të. Vajza e Prishtinës, e martuar me një burrë nga Gllogjani, jep arsyjet pse duhet martuar me një djalë nga fshati dhe si duhet toleruar edhe shijet muzikore “old fashion”. Po ashtu në këtë intervistë, bashkëshortja e komandantit të ZO të Dukagjinit, tregon se më nuk është Ramushi ai që komandon në shtëpi.

Lexojeni intervistën për ta zbuluar të panjohuren e një bashkëjetese 12 vjecare e shoqëruar me gëzime, hidhërime, sfida, zgënjime, por mbi të gjitha këto duke dominuar dashuria mes tyre.

Magazina.al: Si funksionon një martesë mes një qike të Prishtinës dhe një burri nga Dukagjini?

Anita: Cdo martesë përmbledh në vehte shumëcka. Nuk është kopsht me lule. Ngërthen në vete dashurinë mbi të gjitha, e pastaj ka xhelozi, ka përpjekje për dominim, ka mall, ka mallengjim, ka lodhje, ka fuqi, ka clodhje, ka pushim. Pra në martesë ka shumë më shumë se sa një njeri i rendomtë i pamartuar mund ta imagjinojë. S’ka rëndësi a je nga qyteti apo nga fshati apo edhe nga një shtet tjetër. Dashuria nuk njeh kufi, nuk ka ligj, nuk ka rregullore, është një bashkjetesë, një raport, një lidhje e qëndrueshme që ndërtohet mbi themelet e dashurisë e që i mposht të gjitha elementet që vijnë si rrjedhojë e saj.

Pra edhe ne jemi cift, të dashuruar jo në baza të origjinës (cdo respekt për origjinen por ketu po flasim për martesen) por mbi baza të dashurisë.

Magazina.al: Si do t’u përgjigjeni vajzave të Prishtinës kur thonë se ‘nuk do martohen me një djal nga katundi’?

Anita: Nuk kam kompetencë të këshillojë vajza të rritura të Prishtinës sepse konsideroj që ato janë të pjekura, të edukuara, të emancipuara, dijnë të dashurojnë dhe mbi të gjitha; dhe ajo që unë e konsideroj të rëndesishme është se ato e dijnë se ç’duan nga jeta. Prandaj nuk guxoj te jap këshilla e sugjerime! Megjithate instikti i nënës me jep liri të shprehem dhe të them që e rëndesishmë është të duash dhe të të duan.

Magazina.al: Cka ka të vecnatë Ramushi që ne nuk e dijmë?

Anita: Ramushi ka të gjitha tiparet e një njeriu të mirë, të drejtë, të sinqertë, te dashur dhe emocional. Di të refketoj emocion dhe mbi të gjitha është njeri i fjalës!

Magazina.al: A ke mendu në një moment se ndoshta nuk jeni nuse për Ramushin?

Anita: Jeta është plotë sfida. Ne kemi pasur një jetë me shumë veshtirësi, një martesë me shumë e shumë peripeci të njohura tashmë për popullin shqiptarë. Fëmijet i kam rritur me shumë veshtirësi, shumë herë jam ndjerë e lodhur e tradhtuar, me shpinë te kthyer nga shumëkush. Por ajo cka me ka dhënë fuqi edhe atëherë kur kam përjetuar zhgenjimet më të medha nga jeta ka qenë pikërisht lidhja ime dhe raporti im në martesë fakti i të qenurit nusja e Ramushit. Dhe mendoj qe Ramushi me ka merituar, nuk ka pasur asnjë arsye të mendoj se ndoshta nuk jam nuse për të.

Magazina.al: Cili është veprimi i Ramushit që të bërë më së shumti nervoz?

Anita: Veprimi i Ramushit që më bënë më së shumti nervoz???? Mmmmm, s’po di ndoshta kur takohemi e unë kam shumë ankesa e parashtresa ( tipike për një nënë) të gjërave të rëndomta që ndodhin gjatë ditës me fëmijë ose rutinore e ai i drejton syte kah IPadi ( tipike për një babë) hahahah.

Magazina.al: Cili është kompromisi mes jush, kur Ramushi dëshiron muzikë me sharkia e ti dicka moderne?

Anita: S’ka kompromis aty kur në pyetje është muzika me sharkia!

Magazina.al: A merr leje nga Ramushi nëse ke vendos me dal me shoqëri?

Anita: Jo nuk marr leje! Pse a duhet me marr leje a? Ne jemi njerëz të rritur, të pjekur me një raport kogja të ndërtuar mbi baza të shëndosha dhe nëse thua ” me marr leje” tingellon pak si hiperbol, shumë e ekzagjeruar. Fundja një nënë nuk është vet femijë, e kam kaluar moshën minore, mjafton të jemi të informuar. Ne kemi 12 vjet që jetojmë bashkë dhe me kalimin e kohës konsideroj që edhe raportet bëhen me të ngrohta dhe më familjare

Magazina.al: E dimë të gjithë se Ramushi ka qenë komandant i ZOD, por tregona Ju kush komandon në shtëpi?

Anita: Lufta ka përfunduar, fëmijët vetëm e dijnë atë pjesë të historisë nuk e kanë perjetuar. Ata nuk dijnë kush ka qenë komandant, prandaj fëmijët na komandojnë dhe ata janë komandantët me të respektuar brenda nesh.

Magazina.al: Sa herë i ke kërkuar Ramushit ta lë politikën?Anita Haradinaj: Sa herë kam udhëtuar për në Hagë e kam menduar, nuk e di nëse i kam kërkuar ndonjeherë!