|
|
e Martë, 03 Korrik 2012 16:25 13 Qershor 2013 15:34
17 Maj 2013 23:15
11 Maj 2013 14:50
10 Maj 2013 12:08
10 Maj 2013 12:07
9 Maj 2013 14:55
1 Shkurt 2013 13:58
20 Janar 2013 13:07
7 Dhjetor 2012 19:25
18 Nëntor 2012 20:54
Penelope Cruz është bërë një “grua për shtëpi” që kur ka lindur Leon (në janar të vitit 2011) dhe thekson që po i pëlqen gjithmonë e më shumë të merret me punët e shtëpisë.
“Tani që jam amvisë më duket diçka shumë e bukur”, thekson aktorja spanjolle, e cila kohët e fundit ka prezantuar një film të ri me regjisorin Woody Allen me titull ‘To Rome With Love’.
Në një intervistë për revistën ‘Hello’, bashkëshortja e aktorit Javier Bardem, tregon se është një eksperte e pastrimit të shtëpisë.
“Kam mësuar gjatë xhirimeve të filmit ‘Volver’ sepse personazhi im e kalonte ditën duke bërë punë shtëpie. Për tu përgatitur sa më mirë shkoja tek shtëpia e mamasë dhe e motrës për t’u praktikuar”, kujton aktorja.
