Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 11:59

Deklarata e tij ka qënë shokuese për shumë adhurues të tij.

“Grey’s Anatomy” është një serial televiziv që trajton drama, komedi dhe romancë, gjithçka çfarë mund të përfshijë jeta e një njeriu të thjeshtë dhe një punonjësi shëndetësie. Një serial që ndër shumë nominime ka fituar 32 çmime Grammy ndër shtatë vite.

Dhe në këtë serial Patrick ka patur rolin kryesor.

Në një intervistë për programin italian “Vanity Fair” ai deklaroi:

“Sezoni i tetë në Grey’s Anatomy do të jetë i fundit për mua. Këto shtatë vite për mua kanë qënë fantastike por unë thjesht nuk e shoh më veten duke bërë sërish të njëjtën gjë!”

I pyetur në lidhje me këtë deklaratë të personazhit kryesor të këtij seriali, regjizorja Shonda Rhimes ka thënë:

“Në fakt nuk e mendoj dot serialin pa të por të gjithë janë të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre individuale. Unë nuk mund të parashikojë se çfarë mund të bëjnë ato mbas kësaj por edhe unë mendoj se mbase mund të jetë i fundit për të gjithë ne. Nuk i dihet…”

 

Aktori amerikan Dempsey gjithashtu ka patur role kryesore edhe në filmat Sweet Home Alabama, The Emperor’s Club, Freedom Writers, Enchanted, Made of Honor, dhe Valentine’s Day.