Lajme Shqip Friday, 02 October 2015 15:46

Nate Dushku ishte në krye lajmeve rozë për shkak të martesës së tij me një mashkull tjetër.

Kjo ceremoni mbushi shtypin shqiptar dhe rrjetet sociale me komente negative rreth tij.

Por që Nate ka vazhduar jetën, aktualisht ai është në pushime me partnerin e tij por që pas udhëtimit i kthehet punës.

Vëllai i Elizës, përpos mbiemrit ndan të njëjtit profesion me motrën. Ai do të jetë prezent në ekran gjatë vitit 2016 në serialin ‘Confessions of a Bartender’.

Ky serial është i zhanrit komedi, dramë.