Lajme Shqip Sunday, 12 June 2011 13:38

Prishtinë – Ka kërcyer tërë natën dhe, gjithashtu, tërë natën ka pirë alkool. Sipas burimeve të Portalit Lajmeshqip.com këngëtarja, e cila së fundmi ka lansuar këngën “Unë e di” në bashkëpunim me këngëtarin tjetër Erman Fejzullahun, është dehur skajmërisht të premten në lokalin e natës “Full House”.

Dehjen e saj e dëshmon edhe fotografia në të cilën Nora Istrefi shihet e trullosur. Ajo ka qenë në lokalin “Full House” të premten mbrëma nën shoqërinë e motrës, mirëpo me të nuk ka qenë i dashuri i saj, Roberti.

Nora ka qëndruar në club deri në orët e vona të natës dhe ka shijuar muzikën elektronike që ka shumë dallim nga muzika që ajo e bënë në karrierë.

Megjithatë, Nora Istrefi ka qenë njëra nga VIP-at, të cilat të premten mbrëma kanë bërë qejf në këtë diskotekë.

Siç shihet në fotografi, në këtë party kanë qenë edhe këngëtari Andos, aktori Besfort Daka e Ylber Bardhi. Gjithashtu, në të njëjtën ndej ishte edhe këngëtari Shpat Deda. Shumica e tyre kanë qenë të dehur atë mbrëmje.