Lajme Shqip e Premte, 06 Korrik 2012 13:50

Arratisuni në botën e përrallave me ndihmën e parfumit ‘Zana Anna Sui’, një parfum shumë i ëmbël dhe vajzëror. Modelja Frida Gustavsson shfaqet me rroba e veshur si një zanë e vërtetë për të reklamuar parfumin më të mirë veror.

Dizenjuesja Anna Siu është frymëzuar nga një botë përrallash me zana dhe muzikë. E gjithë kjo e ka bërë dizenjuesen të shfaqë talentin dhe energjinë e saj në parfumin e mrekullueshëm veror. Përpjekjet e shumta dhe rezultati i një pune shumë të madhe, krijuan parfumin ‘Fairy Dance’.

Perfekt për një pasdite vere, me një përzierje të shijes së mandarinës, piperit, mangos, pjeprit dhe aroma nga lule të ndryshme. Një balancim midis butësisë, bukurisë dhe imagjinatës sikur ke humbur në pyje magjike. (LajmeShqip.com)