Lajme Shqip Wednesday, 23 September 2015 13:18

Papa Françesku i cili është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara për vizitën e tij të parë, është pritur në aeroportin e Uashingtonit nga presidenti Barack Obama. Por në momentin kur kishte zbritur nga aeroplani, atë po e priste vetura e tipit “Fiat 500L”, e cila prodhohet në Kragujevc, shkruan “Tanjug”.

Brenda veturës “Fiat 500L”, Papa ishte shëtitur rrugëve të Uashingtonit ku kishin dalë mijëra qytetarë për ti uruar mirëseardhjen, por atë po e përcillnin edhe dy vetura gjigante të cilët po kujdeseshin për sigurinë e tij, transmeton lajmi.net.

Sipas AP, me përdorimin e veturës modeste, Papa ka theksuar thjeshtësinë dhe konservatorizmin e tij, si dhe refuzimin për të bërë një jetë luksoze.