Lajme Shqip Saturday, 20 April 2013 22:46

Ish misi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ali Landry, e cila është shtatëzënë në muajin e gjashtë dhe pret fëmijën e tretë me bashkëshortin e saj Alejandro Gomez Monteverde, ka marrë një bekim të rrallë.

Derisa ajo ka vizituar Vatikanin me bashkëshortin e saj, janë takuar edhe me Papa Françeskun, i cili ka bekuar fëmijën e çiftit, që është raportuar të jetë djalë.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë këtë ndjenjë që unë pata gjatë kësaj eksperience” ka thënë ish misi i Shteteve të Bashkuara.