Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 14:56

Zbulimi i tradhtive tё tij bashkёshortore i ka shkaktuar aq shumё stres sa kanё filluar t’i bien sёrish flokёt!

Ylli i futbollit anglez, babai i dy fёmijёve, ka shpenzuar njё pasuri tё tёrё pёr tё paguar avokatёt mё tё mirё qё t’i siguronin njё kurorё tё qetё pas kёtyre trazirave dhe 34 mijё euro pёr tё ndaluar rёnien e flokёve tё tij.

37-vjeçari Giggs ka marrё trajtim pёr flokёt njёsoj si kolegu i tij Wayne Rooney.

Por, futbollistit mashtrues i ka kushtuar shumё lidhja sekrete me yllin Imogen Thomas dhe mbi tё gjitha ajo me gruan e vёllait tё tij, Natashёn!

Me sa duket stresi i shkaktuar nga kёto probleme ka ndikuar nё mosripёrtёritjen e rrёnjёs sё flokut. Pёr kёtё arsye ai duhet tё rifillojё sёrish seancat trajtuese. Seancat pёrfshijnё trajtim me lazer nё klinikё, shampo speciale dhe kremra.

Sipas njё burimi qё ka marrё gazeta “The Sun” thuhet:

“Zёvёndёsimi i flokёve tё Ryan-it filloi nё qershor tё 2009-ёs dhe gjithçka po shkonte pёr mrekulli. Por qё nga muaji Shkurt ai ka filluar tё mos i ndjekё rregullisht seancat e trajtimit dhe pakёsimi i flokёve ka filluar tё bёhet shumё i dukshёm. Nё fillim menduam se ishte i zёnё me futbollin meqё nuk vinte rregullisht. Por mё vonё e kuptuam arsyen sepse…”

Pёr shkak tё problemeve qё ai po kalon dhe pamundёsisё pёr tё shkuar nё klinikё, mjekёt i kanё rekomanduar qё tё blejё njё paisje e cila do ta ndihmonte tё bёnte trajtimin me lazer nё kushte shtёpie. Kjo paisje e cila kushton 16 mijё euro stimulon qarkullimin e gjakut nё lekurёn e kokёs, nё mёnyrё tё tillё pёr tё nxitur rritjen e flokёve.

Qё mbas proçesit gjyqёsor qё u hap ndaj tij nё prill pёr marrёdhёnien me Imogen ai nuk ka shkuar mё nё klinikё pёr trajtimin e flokёve tё tij. Dhe tani vonё, mbas bumit tё shkaktuar nga deklarata e gruas sё vёllait tё tij, futbollistit tё famshёm anglez nuk do t’i shkoj mёndja pёr t’u kthyer nё klinikё.

Prandaj, besojmё se paisja e re qё pёrdoret nё kushte shtёpie ёshtё e vetmja qё do t’i bёnte punё.