Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 15:57

Cameron Diaz thotё se skenat e seksit me ish-tё dashurin e tij Justin Timberlake i kanё pёlqyer shumё.

Tё dy yjet hollivudian kanё qёnё bashkё nё njё lidhje pёr afёrsisht katёr vitesh dhe tani filmi “Bad Teacher” i ka rimbledhur tё dy bashkё.

Ajo ёshtё shprehur: “Nёse do tё kishte qёnё dikush tjetёr do ta kisha patur tё vёshtirё tё luaja nё atё skenё. Do tё kishte qёnё njё interpretim plotёsisht ndryshe. Fakti qё ai ishte ish-i im mё bёri tё ndihesha mё rehat.

Ne ishim tё aftё tё bёnim disa gjёra qё me tё tjerё nuk do i kishim bёrё dot. Ndёrmjet nesh kishte shumё besim. Unё dhe Justin e njohim shumё mirё njёri-tjetrin dhe ne i dijmё kufijtё e marrёdhёnies tonё. Prandaj kishim mirёkuptimin e secilit dhe ndiheshim rehat teksa aktronim nё skenat seksuale.”

Cameron luan rolin e njё mёsuese me gojё tё ndyrё qё babai i saj pasanik e ka braktisur dhe ajo tani kёrkon tё joshё personin e radhёs pёr tё fituar biletёn pёr vaktin e saj tё radhёs.

Justin ёshtё njё njeri tepёr idealist por njё koleg shumё pasanik, tё cilin ajo kёkon ta fusi nёn kthetrat e saja.

Justin thotё: “Ishte shumё e rehatshme tё luaje me tё pasi nё film ndiheshe vetёvetja. Vetёm se ishte shumё e vёshtirё kur kamera tё afrohej nё fytyrё. Drejtori, Jake, shpesh herё na gёrthiste: “Mjaft juve, mё tё egёr, nxirrini buzёt mё shumё…!””.

Filmi i tyre ‘Bad Teacher’ pritet tё dalё shumё shpejtё.