Lajme Shqip Tuesday, 16 April 2013 10:06

Ozzy Osbourne ka vendosur ti lë mediat të shkruajnë për rreth një javë rresht se ai dhe gruaja e tij, Sharon po divorcohen, ndërkaq tek tani ka vendosur të konfirmojë se kjo nuk është e vërtetë.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Ozzy ka shkruar:

“Për një vit unë dhe gjysma ime kemi qenë duke konsumuar alkool dhe drogë. Kam kaluar një periudhë të rënd për veten por edhe për familjen time kjo ka qenë e vështirë.  Megjithatë, tani dua të konfirmoj se ka 44 ditë që unë jam i kthejlltë. Dhe vetëm sa për të sqaruar, unë dhe Sharon nuk po divorcohemi. Unë vetëm po mundohem të jem një person më i mirë. Do të doja të kërkoja falje tek Sharon, familja ime, miqtë e mi, grupi im për sjelljet e mia të çmendura gjatë kësaj periudhe…dhe natyrisht edhe fansave të mi. Zoti ju bekoftë, Ozzy”.