|
|
e Enjëte, 02 Gusht 2012 09:43 Ishte vetëm 14 vjeçe kur nisi të shfaqej si fotomodele dhe më pas u shndërrua në një ikonë të kinemasë, aq sa revista ‘Express’ e cilësoi atë si femrën më të kompletuar dhe të dëshiruar nga çdo mashkull katolik apo roman.
Në moshën 57 vjeçar Ornella i bën një bilanc jetës së saj: tre fëmijë, dy martesa të dështuara dhe më shumë se 100 filma. “Dikur kam qenë ëndërr e italianëve, e megjithatë nuk mendoj aspak për atë se sa ndonjëherë humbas në mendime duke fantazuar për martesën time të tretë” rrëfen ajo.
Pavarësisht zërave për kriza ndërmjet lidhjes së saj me të riun Fabrice Kerhervé, ajo tregon se gjithçka po i shkon më së miri. “Nuk më pëlqen shprehja që mediat përdorin, ‘toyboy’, por është e vërtetë që ka dashur dhe i dua meshkujt më të rinj se unë. Në këtë lidhje kërkoj një bashkëpunim dhe jo vetëm në aspektin seksual. Jam me një partner të cilin e dua shumë. Shihemi pak sepse më pëlqen t’i lë hapësirën e tij sepse asnjëherë nuk më ka pëlqyer roli i të qenurit dirigjues në lidhje.”
“Martesa për ne gratë është një përrallë dhe një ëndërr që ne e mbajmë të ngrohtë për të tërë jetën. Gjithnjë besoj dhe ëndërroj për të.”
Por jeta e saj ka pasur edhe tërmete, dhe këto janë edhe problemet që e shoqërojnë jetën e fëmijëve të saj. Vajza e saj Naike (e shfaqur edhe në fotografi) përpara disa kohësh bëri publik biseksualitetin e saj dhe pasojat e këtij rrëfimi duket se e kanë lënduar Ornellën, “Më vjen keq shumë për Naiken se media e ka masakruar që mbas deklaratës së saj. Askujt nuk duhet t’i interesojë se me kë shkoj unë apo vajza ime në shtrat. Por në Itali çdo gjë kthehet në gossip pasi ka shumë prapambetje kulturore” e përfundon ajo intervistën të dhënë për TG.com. (LajmeShqip.com)
