Lajme Shqip Tuesday, 09 April 2013 14:17

Ish anëtari i grupit “Oasis”, po përflitet se mund të jetë gjyqtar i ardshëm në “X Factor”, Raportohet se Noel Gallagher, ka marrë një ofertë prej 2 milionë funtesh që të ulet pranë karriges së Simon Cowell në këtë audicion.

“Simon është duke shikuar mundësitë që ta ketë Noel në tavolinë. Ai e sheh atë si një faktor tejet të rëndësishëm dhe mashkulli më meritor që do mund të ulej në karrigen e gjyqtarit”, ka thënë një burim për The Sun.

Raportohet se vajza e Noel, Anais, është fanse e madhe e audicionit dhe thuhet se nëse ai pranon të marrë këtë punë, një nga arsyet do të jetë vajza e tij.