Lajme Shqip Friday, 05 April 2013 08:39

Presidenti amerikan, Barack Obama, do të mbajë një koncert në Shtëpinë e Bardhë, i cili do ti kushtohet muzikës tradicionale të Memphisit, raporton Los Angeles Times.

Koncerti do të jetë pjesë e projektit “Performancë në Shtëpinë e Bardhë” dhe do të përfshijë disa seri. Raportohet se të ftuar do të jenë emra të njohur, përfshirë edhe këngëtarin dhe aktorin, Justin Timberlake, i cili është i lindur në Memphis.

Koncerti do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë me 9 prill. Vlerësohet se kjo do të jetë një ngjarje e mirë për promovimin e këngëtarit Justin Timerlake, edhe pse albumi i fundit i tij ka goditur të gjitha majat.