Lajme Shqip Thursday, 18 April 2013 14:33

Në një intervistë e cila është bërë para shpërthimeve në Maratonën e Bostonit, presidenti amerikan Barack Obama, u ka thënë reporterëve të NBC, se ai nuk ka pasur njohuri për udhëtimin e Jay-Z dhe Beyonce në Kubë.

“Nuk kam qenë në dijeni për këtë udhëtim, e dini, kjo nuk është diçka në të cilën Shtëpia e Bardhë është e përfshirë. Ne kemi gjëra më të mira për të bërë”, i ka thënë Obama reporterit të NBC-së.

Jay –Z dhe Beyonce janë kritikuar për shkak të udhëtimit të tyre në Kubë, ku këto kritika kanë shtyrë reperin që të bëjë menjëherë një këngë në të cilën fliste për kritikat dhe udhëtimin e tij dhe bashkëshortes së tij.