Lajme Shqip Sunday, 14 April 2013 11:42

Christine Bleakley dhe Frank Lampard, kishin planifikuar të  martoheshin në  qershor të  këtij viti, në muajin kur edhe u fejuan në  vitin 2011.

Mirëpo Daily Mail, duke u thirrur në  burime të veta, shkruan se çifti mund të shtyjë  datën e martesës, për shkak se nuk dihet e ardhmja e futbollistit Lampard ende.

“Ajo dhe Frank vërtetë kanë dashur të martohen këtë vit pasiqë janë fejuar gati qe dy vite. Ata e dinë  saktësisht se çfarë lloj dasme duan mirë po tani për tani duket e pamundur. Ata tashmë  kanë  filluar të  mendojnë  se në cilin klub do të  “rehatohet” Frank. Mendoj se më tutje gjërat do të jenë në rregull”, ka thënë burimi.