Lajme Shqip Thursday, 27 June 2013 09:35

Pas publikimit të lajmit se këngëtarja Nora Istrefi ka vjedhur refrenin e këngës “Le Mama”, reagimi i Norës ka qenë shumë i shpejtë.

Nora ka sqaruar gjithë këtë punë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ka qenë i shpejt reagimi i këngëtares Nora Istrefi pas lajmit në media se refreni i këngës së saj “Le Mama” është i vjedhur.

 “Orkestrimi, muzika, melodia, teksti e te gjitha këto jon te kompozume nga producenti dhe disa bashkëpunëtorë, sa për pjesën qe osht keqinterpretu si e “vjedhun” osht ni “sample” quhet kshtu, të cilën e kemi pagu edhe e kemi ble te drejtën e saj për me e përdor!”, ka shkruar Nora në rrjetet sociale.