Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 15:50

Pasi kaloi disa ditë pushime në një prej vendeve më të bukura dhe më të shtrenjtë në botë, Dubai, këngëtarja nga Kosova Nora Istrefi i është rikthyer punës. Ajo është duke u marrë me koncertet e saj të shumta në Shqipëri dhe Kosovë, por ajo që bie më shumë në sy është forma e saj fizike e shkëlqyer.

Siç shihet edhe në fotot e mësipërme, Nora ruan gjatë gjithë vitit linja të përkryera dhe seksi, çka e bëjnë një prej këngëtareve më joshëse në skenën mbarëshqiptare.

Nora Istrefi, përveç hiteve të tjera, është duke korur sukses të madh me hitin e kësaj vere, në bashkëpunim me Genën, “Le Mama”. /albeu/