Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 09:35

Një detaj që i ka ikur këngëtares seksi, Nora Istrefi, tregon një anë të saj që është pak për të qeshur. Këngëtarja kosovare, voton për vetën e saj nëpër top listat e këngëve në televizionet tona.

Një kërkim shumë i thjesht në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, tregon se si Nora Istrefi ka votuar në dy top lista për këngën e saj “Ski me ik”.

Dy herë gjatë muajit shkurt dhe mars ajo ka votuar për këngën e saj në emisionin “Top Koha Music”. Ndërsa një herë tjetër ajo ka votuar për veten e saj në top listën e postuar nga faqja “Vipat Shqiptar”.

Nuk është ndonjë gjë e keqe që të votosh, por të votosh për veten kur je figurë publike dhe një këngëtare që ke mjaft fansa, duket si një veprim paksa i tepruar.

Në foto shihet qartë historiku i veprimtarisë së saj në Facebook. (LajmeShqip.com)