Lajme Shqip Sunday, 12 February 2012 11:25

Këngëtari pejan, Ramadan Krasniqi-Dani, është shpallur i pafajshëm nga akuza për vjedhje rryme, por ka rënë në një gënjeshtër të madhe këto ditë kur ka thënë se vetëm atij i është lejuar që të xhirojë në njërin nga hotelet më lukzose në Prishtinë. Disa ditë më herët, Dani kishte thënë për gazetën “Zëri” se vetëm atij iu lejua që të xhirojë në ambientet e hotelit të zëvendës kryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli, “Swiss Diamond Hotel”.

“‘Swiss Diamond Hotel Prishtina’ është një hotel me një model evropian dhe gjithkush do ta kishte dëshirë të realizojë videoklipe në të. Kam dëgjuar se ka pasur kërkesa nga kolegët e mi për të realizuar klipe në ambientin e këtij hoteli, mirëpo vetëm unë kam pasur fat të realizoj. Unë nuk kam asnjë shoqëri me menaxherët e hotelit, madje as nuk i kam njohur kur kam bërë kërkesën, mirëpo si duket kam qenë me fat që stafi menaxhues pranoi të realizojë një klip në këtë hotel”, kishte thënë ai për “Zëri”.

Por Dani ka gënjyer në këtë rast. Videoklipi i këngës më të re të Nora Istrefit “Ski ku ikë”, ka skena të xhiruara në këtë hotel. Burimet e sigurta të portalit “LajmeShqip” e pohojnë këtë gjë dhe se kjo argumentohet edhe në pamjet e klipit ku shihet 100 përqind se videoklipi i Norës është xhiruar në “Swiss Diamond Hotel”.

Ndryshe, ky videoklip i Nora Istrefit është duke bërë një bum të madh. Për vetëm tre ditë që është hedhur në kanalin e internetit “YouTube” ka fituar rreth 180 mijë shikime në kanalin “NoraIstrefiOficcial” dhe rreth 40 mijë shikime në kanalin “Entermedia”, ku kjo e fundit i ka realizuar edhe klipin këngëtares. Për më shumë ndiqni vetë kripin e Norës. (LajmeShqip.com)