Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 13:20

Nju-Jork – Ikona hollivudiane, Al Paçino, 71 vjeçar, ia ka prezantuar publikut të dashurën 40 vjet më të re, argjentinasen Lucila Sola.

Lucila ka aktruar në disa filma në gjuhën spanjolle, ndërsa Paçinon e ka takuar në xhirimin e filmit “Wilde Salome”, kur e kishte regjisor. Ajo flet katër gjuhë dhe ka vajzën, Camila, e cila jeton me të në Los Anxhelos.

Çifti ka dalë në publik në prill të vitit të kaluar, por pastaj u raportua se janë ndarë. Por, duket se diçka i ka bashkuar sërish.

Al Paçino, i cili nuk është martuar kurrë, ka tre fëmijë.