Quhet Junri Balauing dhe ёshtё 18-vjeç. Ai jeton nё Filipinet Jugore dhe ёshtё shpallur si njeriu mё i shkurtёr nё botё, duke hyrё nё rekordet botёrore Gines. Ai ёshtё i gjatё, ose mund tё themi i shkurtёr, plot 59. 9 cm.
Nё qytetin e largёt, Sindangan, ditёn e ditёlindjes sё tij tё 18, atij i ёshtё dhёnё çmimi i madh.
Pёrpara se ai tё shpallej zyrtarisht fitues i çmimit Gines, ai u mat vertikalisht dhe horizontalisht njёsoj sikur tё ishte foshnjё.
Adoleshentit iu dha njё çertifikatё qё nuk ka shpёrblim financiar. Përfaqësuesi i rekordeve Gines u shpreh se ata shpresojnë që publikimi i këtij rasti të tërheqë vëmendjen e ekspertëve mjekësorë, të cilët mund të ndihmojnë në kurimin e këtij çrregullimi që ka Balauing.
Në moshën 2-vjeçare Junri u prek nga një sëmundje, e cila nuk u zbulua asnjëherë dhe që prej asaj periudhe ai nuk u rrit më. Ai ka edhe 3 vëllezër, të cilët janë në gjatësi normale.