Lajme Shqip Tuesday, 28 June 2011 08:10

Mbas tre djemwve, shtatzënia e katërt për çiftin Beckham mund të jetë një ëndërr e bërë realitet.

Me sa duket, Viktoria do të sjellë në shtëpi një princeshë të vogël për t’ju bashkuar familjes së madhe Beckham!

Sipas tabloidit anglez The Sun, ekografia e fundit që ka bërë Viktoria, ka konfirmuar ardhjen e shumëdëshiruar të një vajze. Viktoria ndihej në qiellin e shtatë, për të kjo do të jetë shtatzënia e fundit, njësoj si qershia mbi tortë për klanin Beckham.

Me sa duket, ajo nuk do që t’i shpëtojë rasti për të përjetësuar shtatzëninë e saj të fundit me disa foto plateale. Për këtë arsye ajo është në tratativë me revistën amerikane ‘Vogue’ për të pozuar nudo me barkun e saj të madh. (lajmeshqip.com)