Lajme Shqip Monday, 15 October 2012 19:05

Tiranë- Aktori shqiptar, Nik Xhelilaj, është duke u shndërruar në njërin nga emrat më të kërkuar në tregun kinematografik turk.

Vetëm disa javë pasi që ka filluar të transmetohet seriali “Qyteti i humbur” (“Kayip Sehir”), ku Kreshniku aktron rolin e Kadirit, aktori i njohur shqiptar ka dhënë intervistën e tij të parë për gazetën më të madhe turke Hurriyet, ku tregon eksperiencën e tij si aktor dhe jetën në Turqi.

“Për këtë projekt unë kam marrë ftesë nga producenti i mrekullueshëm Uygur Faysal Soyal, që menjëherë më tregoi rolin e Kadirit”, ka thënë Xhelilaj rreth rolit të tij.

Më pas, ai ka shpjeguar se për shkak të vështirësisë së gjuhës është një rol i vështirë dhe i komplikuar për të.

“Përveç kësaj, Kadiri gjithmonë kërkon të ruajë nderin e familjes së tij. Një familje e ardhur nga Deti i Zi dhe e vendosur në Stamboll. Ky qytet i madh dhe me shumë mënyra për t’u argëtuar, Kadirit nuk i bën shumë përshtypje për faktin se qëndron gjithmonë pranë nënës së tij dhe te biznesi dhe fëmija i tij. Për mua është një karakter shumë i bukur, sepse këta dy të rinj janë shumë të pjekur”, ka theksuar mes të tjerash aktori. (LajmeShqip.com)