Lajme Shqip Thursday, 11 April 2013 09:48

Nëna e këngëtares Nicole Scherzinger, është përkujdesur që ajo të “mos rritet para kohe”. Vet këngëtarja ka zbuluar se e ëma, nuk e ka lejuar që të depilojë trupin kur ka qenë e re dhe kjo sipas saj, ka qenë “shumë e shëmtuar”.

Ylli i hitit “Try with me”, është hapur për herë të parë lidhur me disa Çështje kontroverse sa i përket fëmijërisë së saj, shkruan Capital FM.

“Kam ardhur nga një familje që është tejet konservative. Jam rritur në një familje ku është kontrolluar fëmijëria e secilit. Nëna ime nuk më ka lejuar që të depiloj trupin në moshë shumë të re. Kjo ishte e shëmtuar”, ka thënë Nicole.

Kjo nuk është hera e parë që Nicole flet për familjen e saj “konservative”. Familja e saj, njihen si besimtar të mëdhenj.