Lajme Shqip Thursday, 11 April 2013 13:12

Nicki Minaj ka thënë se nuk beson se do të ketë ndonjë turne gjatë këtij viti, pasiqë është shumë e zënë në projekte për momentin.

“Nuk mendoj se do të mundem. Do të dëshiroja shumë të mbaja një turne por nuk mendoj se do të kem kohë ta bëjë këtë gjatë këtij viti”, ka thënë Minaj për MTV.

Ajo ka shtuar se është shumë e zënë në projekte të reja muzikore dhe se kjo është arsyeja që nuk do të mund të angazhohet nëpër koncerte.

“Kam shumë punë për të bërë dhe do të jem shumë e zënë. Do të inçizoj dhe do të shkruaj këngë”, ka thënë Nicki.