Lajme Shqip Monday, 01 April 2013 11:05

Derisa është raportuar se anëtari i One Direction, Harry Styles, ka nisur të punojë në projektet e tij solo, duke i  hapur kështu rrugën ndarjes së mundshme të grupit, është edhe anëtari tjetër Niall Horan i cili ka nisur të tregojë aftësitë e tij në një profesion tjetër. Atë të futbollistit.

Ai është parë duke luajtur futboll të premtën, duke pushuar kështu pas turnout të grupit One Direction.

Niall është fans i “Derby County” dhe është parë duke luajtur futboll pikërisht me lojëtarët e këtij klubi pak para lojës së tyre zyrtare me”Bristol City”.