Lajme Shqip Tuesday, 20 October 2015 12:14

Eshtë gati e pa mundur për këdo që ka parë videon e kësaj vere “How deep is your love” të Calvin Harris, mos të ketë përafruar në mëndje imazhin e vajzës që shfaqet në klip, me portretin familjar të ish-miss Universe Albania, Xhesika Berberi.

Duket e pabesueshme por është e vërtetë! Supermodelja amerikane Gigi Hadid e cila momentalisht është në kulmin e famës së saj, ka një ngjashmëri tej të zakonshmes, me modelen e njohur shqiptare Xhesika Berberi.

Fytyra ëngjëllore, me flokët e çelët, sytë bojëqielli, forma e buzëve e syve, janë tiparet që i afrojnë më së shumti, në pamje të parë, 20-vjeçaren nga California dhe 24-vjeçaren nga Tirana.

Zakonisht, në raste të tilla, modelet me pak të njohura që kanë ngjashëri me një yll të modelingut, kanë ditur të përfitojnë.

Pavarësisht se, Xhesika ka krijuar prej kohësh identitetin e saj, qoftë edhe në Amerikë ku ka punuar për llogari të kompanive të njohura të veshjeve.