Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 18:03

Ajo ёshtё Znj. Challen 57-vjeçare e cila vrau burrin e saj, duke e goditur me çekiç nё kokё 20 herё gjatё kohёs qё ai po hante bukё.

Gruaja nё fjalё, sot ndodhet pёrpara gjykatёs nё Angli dhe me bindje tё plotё thotё:

“Nёse ai nuk mund tё ishte i imi, atёhere askush tjetёr nuk mund ta kishte!”.

Rasti i tyre flet pёr njё martesё 31-vjeçare ku sipas Znj.Challen, burri i saj pasanik kishte njё jetё tё shthurur me prostituta. Pasi ishin ndarё mё parё nё 2009, ai kishte provuar tё rifitonte gruan e tij por duke lidhur njё kontratё qё nё qoftё se ata ndaheshin sёrish, pasuria e tyre tё mos prekej nga proçeset gjyqёsore. E lidhur sёrish me burrin e saj 61-vjeçar, ajo ka hasur sёrish nё njё situatё dyshimi.

Por kёsaj here dyshimi pёr tё ishte fakt dhe nё njё mёnyrё tё mizorisё ekstreme ajo e ka goditur burrin e saj 20 herё nё kokё me çekiç, gjatё kohёs kur ai po drekonte nё kuzhinё.

Sot ajo po gjykohet pёr vrasje me paramendim. Gjyqi vazhdon.