Lajme Shqip Thursday, 18 April 2013 18:17

Superyjet hollivudiane Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë marrë pak pushim dhe atë po e kalojnë në mënyrë mjaft romantike në Norfolk.

“Ashton mendon se do të jetë një përvojë e përkryer. Ata do të kalojnë disa ditë atje duke u kënaqur me njëri tjetrin”, ka thënë një burim për The Sun.

Mila dhe Ashton kanë filluar lidhjen me njëri tjetrin vitin e kaluar, që prej kur Kutcher u nda nga Demi Moore.