Lajme Shqip Saturday, 27 April 2013 12:29

Reperi dhe aktori Slaine është nervozuar pasiqë kohëve të fundit, në vazhdën e shumë spekulimeve për sulmuesit e Bostonit, ekziston edhe supozimi se vëllezërit Tsarnaev ishin të lidhur me kulturën e hip hopit.
Ai ka thënë se janë shqetësuese supozimet e tilla, që sulmuesit e Bostonit, një ndër motivet mund ta kenë pasur edhe hip-hopin, kur sipas tij, miliona fëmijë dhe miliona njerëz në botë dëgjojnë hip-hop.
“Kam dëgjuar disa gjëra që përfolen shumë kohëve të fundit në lidhje me sulmin në Boston dhe njerëzit tërheqin paralele mes sulmuesve të Bostonit dhe muzikës hip hop. Mendoj se kjo është absurd pasiqë miliona, millioa dhe miliona fëmijë dëgjojnë muzikë hip-hop në botë dhe nuk kanë hedhur ndonjëherë bombë ose të kenë sulmuar dikë”, ka thënë Slaine për MTV, i cili njëherit ka lindur në Boston.