Lajme Shqip Wednesday, 17 April 2013 11:57

Pas 40 vjetësh në skenë, anëtarët e një prej grupit më të madh në Shtetet e Bashkuara, Aerosmith, Steven Taylor dhe Joe Perry, më në fund janë nderuar si tekstshkrues.

Ata do të nderohen nga Shoqëria Amerikane e Kompozitorëve, Autorëve dhe Publicistëve për tekstet e këngëve “Walk this way” dhe “Back in the Saddle”, hite këto të viteve të 70’ta, shkruan Reuters.

Dyshja nuk do të mund të jenë prezentë gjatë ndarjes së çmimeve pasiqë do të jenë në atë kohë në Australi, mirëpo kanë shprehur konsideratën më të lartë për nderin që u është bërë.