Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 15:12

Mbrёmё ka qёnё nata e finale e spektaklit televiziv ‘Dancing with the Stars -2’, njё format unik qё erdhi nё Shqipёri me patentёn e BBC World Wide, e transmetuar nё televizionin Vizion Plus.

Sezoni i parё nё Shqipёri, vjet u mbyll me 11 puntata ku fituesi i tij doli Oni Pustina.

Sezoni i dtyё i kёtij spektakli soli akoma mё shumё surpriza, u mbyll me 12 puntata.

Me largimin e prezantueses sё mёparshme, Alketa Vejsiut pёr shkak tё shtatzёnisё sё saj, kёtё vit nё kёtё format erdhёn si prezantues njё çift mjaft i njohur i jetёs dhe i skenёs, Ami dhe Ermali. Nё njё prezantim pёr herё tё parё tё dy bashkё, ato i dhanё skenёs bukuri dhe harmoni.

Fituesi i kёtij çmimi ka qenё Enver Petrovci, duke ia kaluar Çiljetёs e cila shpresonte shumё pёr kёtё çmim.

Mbrёmja ka filluar me tre çifte. I pari qё ёshtё skualifikuar ka qёnё Shpat Kasapi dhe mbas kёsaj ёshtё rihapur televotimi pёr fituesin final.

Fituesi ёshtё pёrcaktuar nga kombinimi i vlerёsimit tё jurisё dhe tё atij tё publikut.