Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 10:45

Aktorja holivudiane, Halle Berry dhe bashkëshorti i saj, Olivier Martinez, do të shkurorëzohen pas dy vjetësh martesë.

Në një njoftim të përbashkët për tabloidin amerikan “US Weekly”, çifti tha se “me zemër të thyer” kanë vendosur të ndahen.

“Do të vazhdojmë tutje me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe me përqendrim të bashkuar për më të mirën e djalin tonë. I dëshirojmë njëri-tjetrit asgjë më pak se lumturi në jetë, dhe shpresojmë se do ta respektoni privatësinë tonë, dhe më e rëndësishmja, privatësinë e fëmijëve tanë, teka po e kalojmë këtë periudhë të vështirë”, shkruan në deklaratën e tyre, transmeton Koha.net.

Çifti së bashku kanë një djalë, Maceo, ndërsa Halle ka edhe një vajzë, Nahla, nga një marrëdhënie e mëhershme.

Halle më parë ka qenë e martuar me lojtarin e bejsbollit David Justice dhe me këngëtarin Eric Benet.