Lajme Shqip Saturday, 22 December 2012 18:45

Nju-Jork- Incizime të pabesueshme të rëntgenit të motrave binjake siameze Alison Xhun dhe Amelija Li Taker nga Nju-Jorku tregojnë se sa i komplikuar ka qenë operimi i kryer në muajin nëntor. Intervenimi kirurgjik ka zgjatur shtatë orë, kurse në të kanë marrë pjesë 40 anëtarë të stafit mjekësor.

Binjaket kishin 9 muaj moshë kur iu nënshtruan operimit për ndarje të gjoksit dhe pjesës abdominale.

Mjekët thonë se Alison është më e vogël, por më e fuqishme, kurse Amelia është më e përparuar, por gjendet akoma në kurim intensiv.

Vogëlushet ishin të ngjitura në pjesën e poshtme të gjoksit dhe barkut, kurse kishin të përbashkët gjoksin, diafragmën, qesen e zemrës dhe mëlçinë. 

Binjakët e ngjitur (siamezë) lindin në çdo 50-60 mijë lindje, kurse shumica nuk mbijetojnë.

Rreth tri të katërtat (75 për qind) e binjakëve të tillë janë vajza. Gjasat për ndarje të suksesshme dhe përmirësim janë më të mëdha nëse binjakët e tillë kanë sete organesh të ndara. (LajmeShqip.com)